string(56) "buzeqesh-ancelotti-i-rikthehen-dy-lojtare-te-rendesishem"

Futboll

Gazeta Express

22/04/2025 15:23

Buzëqesh Ancelotti, i rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm

Futboll

Gazeta Express

22/04/2025 15:23

Ekipi i Real Madridit ka ushtruar këtë mëngjes në Valdebebas para sfidës së nesërme ndaj Getafe dhe trajneri Carlo Ancelotti ka arsye të buzëqesh: në stërvitje janë parë Kylian Mbappé e Ferland Mendy.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, ata do të jenë në dispozicion të trajnerit italian, por që pritet të përfundojnë në bankinë, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi francez e kishte pësuar një ndrydhje në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit në “Santiago Bernabeu” dhe kishte mbetur jashtë për ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Athletic.

Mediumi spanjoll “Marca” raporton se “Don Carlo” nuk e ka ndërmend të rrezikojë me francezin, në të cilin më shumë llogarit për finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës, e cila do të luhet të shtunën, ndonëse ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit do të jetë i ftuar për ndeshjen që do të luhet në “Coliseum”.

As Mendy s’do të jetë titullar: mbrojtësi i majtë, i lënduar më 12 mars kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, ushtroi sot për herë të parë së bashku me shokët e skuadrës, ndërsa pritet ta japë kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit. /Gazeta Express