string(81) "cakolli-pas-deshtimit-te-seances-publiku-eshte-lodhur-nga-papergjegjesia-politike"

Cakolli pas dështimit të seancës: Publiku është lodhur nga papërgjegjësia politike

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 11:30

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Kuvendi po vazhdon të tallet me veten dhe me qytetarët.

“Kuvendi vazhdon të tallet, jo vetëm me veten, por edhe me qytetarët. Edhe sot, një të dielë, një tjetër seancë për pesë minuta “punë” – pa asnjë ndryshim real. Me shumicën e deputetëve që vonohen pa asnjë ndjesi urgjence, sepse nuk kanë as ngutje, as vullnet për ta zgjidhur ngërçin.”

Lexo Edhe:

Cakolli shtoi se publiku është lodhur nga papërgjegjësia politike.

“Në këtë cikël absurd, të gjithë e dinë se publiku është lodhur nga papërgjegjësia politike. Prandaj, kur të ketë vërtet vullnet për marrëveshje, ajo nuk do të ndodhë rastësisht në sallë e as papritur në ditën e seancës.”

Ai ka thënë se nëse vjen marrëveshja ajo duhet të paraprihet nga sinjale të qarta.

“Nëse vjen marrëveshja, ajo do të paraprihet nga sinjale të qarta – deklarata të reja, ton tjetër, narrativë e ndryshuar – veçanërisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Qoftë për formimin e institucioneve, qoftë për shkuarjen në zgjedhje.”

“Deri atëherë, shfaqja teatrale vazhdon. Me aktorët e njëjtë, rolet e njëjta dhe një fund të njohur. Fatkeqësisht, edhe me spektatorë që ende presin fund tjetër – nga e njëjta kastë dhe i njëjti skenar.”