string(50) "caktohen-gjyqtaret-e-xhiros-se-32-te-te-superliges"

Futboll

Gazeta Express

30/04/2025 14:01

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 32-të të Superligës

Futboll

Gazeta Express

30/04/2025 14:01

Sot përmes shortit në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës janë caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 32-të të Superligës së futbollit.

Një ndeshje do të luhet të premten, dy të tjera të shtunën dhe dy të dielën, shkruan “Gazeta Express”.

Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit do të drejtohet nga Dardan Çaka, i cili do të jetë kryesor.

Kurse, përballjen tjetër interesante mes Dritës dhe Llapit do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu.

Më poshtë mund t’i shihni çiftet e gjyqtarëve të pesë ndeshjeve të xhiros së fundjavës. /Gazeta Express