Caktohet data e meçit mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte - Gazeta Express
string(55) "caktohet-data-e-mecit-mes-tyson-furyt-dhe-dillian-whyte"

Boks

Gazeta Express

22/02/2022 9:03

Caktohet data e meçit mes Tyson Furyt dhe Dillian Whyte

Boks

Gazeta Express

22/02/2022 9:03

Është caktuar edhe meçi i radhës për boksierin Tyson Fury.

Ai do të mbrojë titullin e botës në WBC në peshat e rënda ndaj Dillian Whyte, shkruan Gazeta Express.

Meçi do të zhvillohet më 23 prill në Londër në stadiumin e “Wembleyt”.

Kontratat janë finalizuar, nënshkruar dhe depozituar në WBC në orët e fundit të afatit që Fury dhe Whyte të arrijnë një marrëveshje përpara duelit të tyre në Wembley në prill.

Fituesi i Fury vs Whyte mund të ringjallë shpresat për një luftë për unifikimin e titujve të botës ndaj Oleksandr Usyk.

Usyk fillimisht do t’i mbrojë titujt WBA, IBF dhe WBO kundër Anthony Joshuas, të cilin e ka mundur në meçin e parë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement