Caktohet Komisioni Koordinues i Lojërave Mesdhetare "Prishtina 2030" - Gazeta Express
string(66) "caktohet-komisioni-koordinues-i-lojerave-mesdhetare-prishtina-2030"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/12/2023 15:20

Caktohet Komisioni Koordinues i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Sporte tjera

Gazeta Express

12/12/2023 15:20

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), në mbledhjen e mbajtur fundjavën e kaluar në Tiranë, ka caktuar komisionin koordinues për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Komisioni udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filipoussis, ndërsa president është emëruar Julian Pace Bonello nga Malta, i cili është edhe anëtar i KE të ICMG-së.

Anëtarë tjerë janë emëruar: Andre-Pierre Goubert (Francë), Amine Kouame (Maroko), Polivios Panayides (Qipro), Thomas Tokas (Greqi), Karla Sitiq (Kroaci) dhe Lucienne Attard (Malta). /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement