Capital T ka treguar se me lokacion gjendet në Wuhan të Kinës, me anë të një fotoje ku shihet me maskë.
Reperi Capital T gjen kohën të bëjë shaka në këto ditë kur e gjithë bota është në panikë për shkak të virusit që po prek shumë banorë të botës.
Ai ka postuar një fotografi ku shihet në një aeroport, me një maskë të zezë të thjeshtë dhe tregon se është pikërisht në Wuhan me anë të etiketimit të lokacionit, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, shumë shpejtë komentuesit e zbuluan, duke treguar detajet që e zbulojnë se ky status i reperit është një ‘gënjeshtër’.
Ata ia theksuan se fluturimet për në Wuhan ende nuk janë aq të shpeshta sidomos për udhëtarë të zakonshëm, më pas maska që ai ka vendosur është shumë e thjeshtë për të shkuar në atë vend.
Të tjerë treguan se reperi duket të jetë në aeroportin e Shkupit, dhe se dallohet emri i barnatores së njohur në qytetin maqedonas.
E edhe vet reperi më në fund ka vendosur të kthejë komentet, duke e konfirmuar se kjo ka qenë vetëm një ‘lojë’ e tij, për të ‘thyer’ pak panikën.

Ai gjithashtu tregon se ‘është i çmendur por nuk është budalla’.

Ndërkohë, në Kosovë ende nuk është konfirmuar ndonjë rast me virusin që ka trazuar botën, derisa në Shqipëri deri tani janë konfimuar 12 të prekur./Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...