string(58) "carlo-ancelotti-ne-bisedime-per-tu-larguar-nga-real-madrid"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 22:19

Carlo Ancelotti në bisedime për t’u larguar nga Real Madrid

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 22:19

Carlo Ancelotti është lidhur me një largim nga Real Madrid.

Carlo Ancelotti raportohet se ka hyrë në bisedime për të lënë gjigantët e La Ligës spanjolle, Real Madrid.

Lexo Edhe:

Në dhjetor të vitit 2023, u konfirmua se Ancelotti kishte nënshkruar një kontratë të re që do ta mbante atë në Bernabeu deri në verën e vitit 2026. Megjithatë, italiani është lidhur më parë me një kalim jashtë kryeqytetit spanjoll.

Të mërkurën pasdite, u tha se 65-vjeçari ka hyrë në bisedime për të lënë Madridin. Sipas asaj që raporton Globo, Ancelotti ka rinisur bisedimet për të lënë Madridin dhe për të marrë rolin si trajner i kombëtares së Brazilit.

Në rrjetet sociale ata shkruan: “CBF (Federata e Futbollit të Brazilit) ka rifilluar kontaktet me qëllimin për ta pasur Carlo Ancelotti si trajner të Kombëtares në Kupën e Botës 2026.

 “Trajneri i Realit ishte i gatshëm për këtë rol, por paralajmëroi se çdo përparim do të ishte në varësi të pritjes deri në fund të Kupës së Botës për Klube.”

Media spanjolle Relevo gjithashtu konfirmoi lajmin që u raportua për herë të parë nga Globo dhe shtoi se ky kalim nuk do të ndodhë para Kupës së Botës për Klube që do të ndodh verën e këtij viti.

Në janar të vitit 2024, Ancelotti pranoi se kishte pasur bisedime me Brazilin.

“Realiteti është ai që dihet nga të gjithë. Kam pasur kontakt me [ish-presidentin] e federatës braziliane, Ednaldo Rodrigues. Dua ta falënderoj për dashurinë dhe interesin e tij, më bëri shumë krenar, por ajo që është e qartë për të gjithë është se kjo varet nga situata ime te Real Madrid. Jam mirënjohës për interesin, por në fund, doli siç dëshiroja: të mbetesha këtu”, tha ai.

Duke shpjeguar më tej për të ardhmen e tij, trajneri i Madridit tha:

 “Dua të jem shumë i qartë: nuk do të vendos kurrë datën e largimit tim nga ky klub në jetën time. E di shumë mirë që ajo ditë do të vijë një ditë, por unë nuk do të vendos atë ditë.”

 Ndërkohë, legjenda e Brazilit Ronaldo Nazario tha për Charla Podcast (MARCA): “Nuk ishte një fantazi sepse unë ndihmova në proces duke folur me Carlo-n, por ai nuk u lirua. Real Madrid nuk e lëshoi”.

“Pasi biseduam, gjithçka u ngatërrua sepse ai nuk kishte lejen e Real Madridit. Nëse ai nuk do të kishte fituar asgjë, Real Madrid do ta kishte shkarkuar dhe Ancelotti do të kishte ardhur, por ai fitoi Ligën e Kampionëve dhe mbeti për një vit tjetër”.  

Mëngjesin e së martës, Brazili u mposht 4-1 nga rivalët e tij të përbetuar, Argjentina, duke e lënë atë në vendin e katërt në renditjen e kualifikuesve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. /GazetaExpress/