Kryeministri kanadez Mark Carney ka thënë se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin Donald Trump vetëm “me kushtet tona”.
Duke folur për BBC-në ndërsa po mbylleshin qendrat e votimit, Carney tha se do të vizitonte Uashingtonin vetëm kur të kishte një “diskutim serioz për t’u zhvilluar” që respektonte sovranitetin e Kanadasë, transmeton Gazeta Express.
Që nga rizgjedhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan ka përmendur vazhdimisht bërjen e Kanadasë “shtetin e 51-të” të Amerikës, gjë që i ka zemëruar kanadezët.
Carney, i cili siguroi një fitore historike për Partinë e tij Liberale në zgjedhjet e parakohshme të hënën, tha se një skenar i tillë “nuk do të ndodhë kurrë”.