Çdo gjë gati për “IHF Trophy”, garën e radhës ndërkombëtare në Prishtinë - Gazeta Express
string(69) "cdo-gje-gati-per-ihf-trophy-garen-e-radhes-nderkombetare-ne-prishtine"

Sport

Gazeta Express

10/10/2023 21:59

Çdo gjë gati për “IHF Trophy”, garën e radhës ndërkombëtare në Prishtinë

Sport

Gazeta Express

10/10/2023 21:59

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) dhe kryeqendra e Kosovës do të jenë nikoqirë të një tjetër ngjarjeje të rëndësishme të hendbollit.

Prej të mërkurës (nesër) e deri të dielën në Prishtinë mbahet kampionati IHF Trophy për zonën evropiane, për hendbollistet e reja (U17) dhe ato juniore (U19), përcjell Gazeta Express.

Fituesit e zonës evropiane kualifikohen për IHF Trophy interkontinentale, ndërsa fituesi i  fazës interkontinentale kualifikohet në Botëror. Pra është një mundësi e artë për Kombëtaret U19 dhe U17 të Kosovës.

Federata e Hendbollit e Kosovës njoftoi se i ka bërë të gjitha përgatitjet për rrjedhë të duhur të kësaj ngjarjeje. Ndeshjet zhvillohen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Zyrtarët e ndeshjeve tashmë janë në Prishtinë, ndërsa po vijnë gradualisht edhe ekipet kombëtare, teksa FHK-ja pret të ri-konfirmohet edhe një herë si nikoqire shembullore.

Te të rejat (U17), pos Kosovës garojnë edhe Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia. Grupin A e përbëjnë Kosova, Azerbajxhani dhe Bullgaria. Në Grupin B janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia.

Te junioret (U19) garojnë Kosova, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Malta.

Të mërkurën (nesër), në ditën e para të garave, te grupmosha U17 janë ndeshjet: Bosnjë-Hercegovina – Gjeorgjia (11:00), Shqipëria – Britania e Madhe (13:00), Kosova – Azerbajxhani (17:00).

Ndërkohë te Kombëtaret U19, ndeshjet e së mërkurës janë: Britania e Madhe – Malta (15:00) Bullgaria – Kosova (19:00).

Ceremonia hapëse është të mërkurën nga ora 18:40.

Tifozët me praninë e tyre pritet ta madhështojnë këtë ngjarje me rëndësi për FHK-në dhe hendbollin kosovar në përgjithësi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement