string(123) "celesi-i-prishtines-ish-kryediplomati-malazez-kandiq-e-biserko-dy-serbet-me-te-guximshme-te-kesaj-epoke-me-2005-e-kam-thene"

“Çelësi i Prishtinës”, Ish-kryediplomati malazez: Kandiq e Biserko dy serbet më të guximshme të kësaj epoke, më 2005 e kam thënë

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 19:32

Ish-kryediplomati i Malit të Zi, Miodrag Vlahovic, ka komentuar nderimin që sot Komuna e Prishtinës ia ka bërë aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, shkruan Gazeta Express.

Vlahovic duke uruar Kandiqin për marrjen e “Çelësit të Prishtinës” nga kryetari Perparim Rama, ka kujtuar një deklaratë të tijën të vitit 2005, ku kishte thënë se një ditë, Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko, do të nderoheshin si dy serbet më të guximshme të kësaj epoke. 

Lexo Edhe:

“Urime, Natasa Kandic! Njëherë kam thënë, në një mbledhje në Beograd, mendoj se ka qenë në vitin 2005, për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës: “Një ditë, do të kremtohen dy serbet më të guximshme të kësaj epoke: Natasha Kandiq dhe Sonja Biserko!”, ka shkruar Vlahovic duke komentuar në një postim të redaktorit të Gazetës Express, Besnik Velija.

Komun e Prishtinës të dielën në një ceremoni të organizuar në ambientet e komunës ka nderuar aktivisten serbe Natasha Kandiq me “Çelësin e Qytetit”. Çelësin e ka dorëzuar kreu i Prishtinës, Perparim Rama. /GazetaExpress/