Gaisi ishte afër të fitonte një pikë në shtëpi të hënën mbrëma.
Por në fund AIK-u fitoi ndeshjen 1:0 me gol të Bersant Celinës. Futbollisti kosovar shënoi në minutën e 92-të golin e fitores për AIK-un.
Ndeshja Gais – AIK ishte e fundit e xhiros së parë të kampionatit elitar të Suedisë. 28-vjeçari shënoi me kokë golin e fitores.
“Është një fitore e bukur. Ishte ndeshje e vështirë. Gaisi luajti shumë mirë. Por janë tre pikët e para për ne dhe jam i lumtur”, ka thënë Celina pas ndeshjes.