Kryeministri Edi Rama ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit 2025, duke mbajtur një fjalim në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Në fjalën e tij Rama theksoi se ky është një moment historik për Shqipërinë, duke pasur mundësinë që në vetëm katër vite të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Rama: Ti ndryshojmë rrjedhën historisë, tamam këtu mu në një kryqëzim në mes palësh zgjedhjesh politike, një mundësi historik që në vetëm 4 vite mund të behet zonjë anëtare e familjes së bashkuar evropiane, ne dhe vetëm ne askush tjetër kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë, kemi 30 ditë para për tu lidhur dorë për dore me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetar të barabartë të Evropës. Edhe është krejt ndryshe nga herët e tjera mbledhja jonë sot këtu, në këtë shesh ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar, ka thënë dikur një mendimtar nëse është e vërtetë siç e pohon vetë Kurani nëse zoti i ka dhuruar një profet, heroin që mbolli fatin e tij. Nën këmbët tona me qindra dhe mijëra pllakëza në sheshin që mban hijen e profetit.