Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlen, dhe atë të Kulturës, Hajrulla Çekun, duke thënë se këta dy po u bëjnë presion policisë duke i detyruar ata dhe duke i shfrytëzuar që t’i nderprejnë punimet në sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’, shkruan Gazeta Express.
Rama ka thënë se punimet këtu po ndalën për arsye ‘’puro politike’’, duke shtuar edhe se ata do të dorëzojnë kallëzime penale për ata që po pengojnë ‘’zhvillimin e kryqytetit’’.
‘‘Të dashur qytetarë të kryeqyteti, ja çka po ndodh këtu në qendër të kryeqytetit në sheshin Xhorxh Bush. Me presion nga ministri i Punëve të Brendshme, me presion nga ministri i Kulturës, i detyrojnë dhe i shfrytëzojnë policinë që ta ndërprerjen punimet. Punimet të cilat thonë se kjo, gjysma e rrugës anej qenka e mbrojtur, ndërsa gjysma e rrugës nuk qenka e mbrojtur edhe ne mundemi me vbazhdu vetëm në këtë anë anë dhe jo në atë anë, sepse ky asfalt është i mbrojtur. Pra e shfrytëzon kjo qeveri në ikje të gjitha instancat në mënyrë jo ligjore, sepse nuk kanë asnjëp bazë ligjore, asnjë dokument ligjore me ndërpre këtë punë, dhe ja që e ndërprejnë edhe nuk ia u nin që humbin kohë, për qytetarët. Për aspekte puro politike na pengojnë për zbatimin e punimeve në sheshin Xhorxh Bush, ne do të vazhdojmë me punë dhe normal që do të tregojmë edhe kallëzime penale për të gjithë ata që na pengojnë zhvillimin e kryeqytetit”, ka thënë ai. /GazetaExpress