Çfarë bëri Tom Parker para se të vdes, si e siguroi ai familjen e tij? - Gazeta Express
string(68) "cfare-beri-tom-parker-para-se-te-vdes-si-e-siguroi-ai-familjen-e-tij"

Yjet

Gazeta Express

31/03/2022 20:31

Çfarë bëri Tom Parker para se të vdes, si e siguroi ai familjen e tij?

Yjet

Gazeta Express

31/03/2022 20:31

Blerja e një “shtëpie të përhershme”, udhëtime dhe shkrime të kujtimeve: Si Tom Parker (33) bëri gjithçka që familja të jetë e sigurt. Këtë ai e kishte bërë vetëm pak muaj kur e kishte kuptuar se kishte kancer në tru dhe nuk do të kishte shpëtim ku kishte thënë: Për sa kohë që ata janë mirë, kjo është ajo që më intereson më së shumti”

Tom Parker u sigurua që familjes së tij të re t’i blejë një shtëpi të përhershme, të udhëtojë dhe të shkruajë një libër me kujtime para se të vdes nga kanceri i trurit në moshën 33 vjeçare.

Ylli i grupit “The Wanted” vdiq të mërkurën i rrethuar nga më të dashurit e tij dhe anëtarët e bendit, pas dy viteve betejë me glioblastoma (lloj kanceri) në fazën e katër.

Derisa ndante me guxim çdo fazë të kësaj lufte kundër kancerit, këngëtari bëri detale se cili ishte prioriteti i tij numër 1, duke i siguruar gruas së tij, Kelsey dhe dy fëmijëve të tyre Aurelia (2) dhe Bodhi (1) një jetë më të mirë – pasi që ai ishte i pasigurt për të ardhmen e tij.

Duke folur për Channel 4 për dokumentarin “Inside My Head”, premiera e të cilit u dha në nëntor, muzikanti tregoi shtëpinë e tij të re, duke thënë: Kjo do të jetë shtëpia e jonë përgjithmonë.

“Është e rëndësishme për mua që fëmijët dhe Kelsi ta kenë një vend ku ata do të rritën bashkë më nënën e tyre dhe të kenë një jetë të mirë”.

“Nuk e di çfarë do të ndodh me shëndetin tim në vitet e ardhshme, kështu sa më gjatë që ata do të jenë mirë, kjo ka më se shumti rëndësi”.

“Ne do të rritemi dhe plakemi këtu së bashku, i kryqëzoi gishtat”, kishte thënë ai.

Ai po ashtu ka shkruar kujtime nga karriera e tij e shkurtër dhe po ashtu edhe për gjëra të tjera, si dhe kishte udhëtuar në disa vende të botës që të sheh atë sa më shumë në karrierën e tij. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement