string(80) "cfare-fshihet-prapa-numrave-karakteristike-pse-njerezit-jepen-kaq-shume-pas-tyre"

Çfarë fshihet prapa numrave karakteristikë? – Pse njerëzit jepen kaq shumë pas tyre

Mistere

Gazeta Express

27/09/2022 22:26

A ju ka rastisur të shihni numrat 444 ose 333 dhe të mendoni se çfarë kuptimi kanë? S’jeni të vetmit. Miliona njerëz në gjithë botën po shikojnë për besëtytni që lidhen me këta numra.

Disa besojnë se diçka fshihet prapa numrave karakteristikë. Disa kërkojnë në internet veç për argëtim.

Ekspertët në aplikacionin “ProWritingAid” kanë analizuar të dhënat e Googlet me kërkimet me frazën “çfarë nënkupton numri…” për të treguar top dhjetë numrat për të cilët më së shumti interesohen amerikanët.

Numrat që përsëriten në vazhdimësi dhe që bien rastësisht në sy janë bërë tejet të famshëm në lidhjen e shoqërisë amerikane me botën shpirtërore.

Numri 444. Ky është numri më i kërkuar nga amerikanët. 163 mijë kërkime në muaj bëhen për të. Sipas atyre që besojnë në çështje të tilla, numri 444 simbolizon një qëllim të madh e se “engjëjt janë në anën tuaj në çdo gjë që bëni”, transmeton Koha. Shumë e lidhin numrin 444 si konfirmim se jeni në rrugën e duhur për të arritur ëndrrat.

Numri 222 është mesazh i shpresës e “që mund ta shihni kur jeni në fazë të vendimeve të rëndësishme apo ndryshimeve në jetë”.

Numri 333 e zë vendin e tretë si më i kërkuari në muaj në SHBA. Ky numër është sinjal se engjëjt po ju përkrahin. Me të, vjen “njoftimi” se tani është koha që të mos krijoni bllokada dhe të lejoni t’ju vijë gjithçka në jetë.

Numri 111 nënkupton se engjëjt po përpiqen t’ju drejtojnë rrugës së duhur në jetë dhe po ju kërkojnë të keni besim në vete.

1111 është numri që më shumë shihet kur ora është 11:11. Ky numër është “një prej mesazheve më të fuqishme”. Ai nënkupton se “do t’i arrini aspiratat” dhe ua kujton fuqinë e brendshme që keni.

Numri 777 është numër që zgjidh rrugët kur jeni në dyshim. Ai përfaqëson “zgjimin nga gjumi” dhe marrjen e vendimeve për rrugë të duhur.

Numri 888 kërkohet rreth 21 mijë herë në muaj. Është sinjal për “begati” e se “një pasuri po vjen”.

Numri 666 zakonisht në mendje vjen si “numër djalli”. Gjithsesi, engjëjt nuk kanë kurrë këtë qëllim dhe ky numër vjen si “paralajmërim” ashtu që të kuptoni se çka s’po shkon në jetën tuaj.