string(94) "cfare-ndodhi-me-50-talentet-e-medhenj-qe-uefa-i-cilesoi-si-e-ardhmja-e-futbollit-ne-vitin-2018"

Çfarë ndodhi me 50 talentët e mëdhenj që UEFA i cilësoi si ‘e ardhmja e futbollit’ në vitin 2018

Futboll

Gazeta Express

01/04/2025 10:19

Në vitin 2018, ekipi i gazetarëve të UEFA-s në gjithë Evropën përzgjodhi disa nga yjet në ngritje të sezonit 2017/18.

Disa prej tyre tashmë janë bërë emra të njohur, kanë fituar Champions League dhe Ballon d’Or, duke siguruar transferime të mëdha.

Lexo Edhe:

Por të tjerë nuk arritën pritshmëritë. Gati shtatë vite më vonë, çfarë ndodhi me ta? SPORTbible analizoi lojtarët që ishin përfshirë në atë listë.

50 talentët që UEFA i cilësoi si ‘e ardhmja e futbollit’ në 2018

Ethan Ampadu – Leeds United

Houssem Aouar – Al Ittihad

Jan-Fiete Arp – Holstein Kiel

Kepa Arrizabalaga – Chelsea (i huazuar te Bournemouth)

Leon Bailey – Aston Villa

Bailey u transferua në Premier League te Aston Villa pas suksesit në Bundesligën gjermane.

Nicolo Barella – Inter Milan

Barella, i krahasuar me Marco Verratti në raportin fillestar, është bërë një figurë kyçe në Inter.

Sander Berge – Fulham

Fedor Chalov – PAOK

Federico Chiesa – Liverpool

Chiesa shkëlqeu në Euro 2020, duke ndihmuar Italinë të fitojë titullin, por karriera e tij ka stagnuar pavarësisht transferimeve te Juventus dhe Liverpool.

Ante Coric – Varazdin

Frenkie de Jong – Barcelona

I quajtur ‘Cruyff i ri’, De Jong u bë i njohur te Ajax përpara se të transferohej te Barcelona.

Matthijs de Ligt – Manchester United

Ashtu si De Jong, edhe De Ligt u rrit te Ajax. Ai ka luajtur për Juventus dhe Bayern Munich dhe verën e kaluar u bashkua me Man United.

Emmanuel Bonaventure Dennis – Blackburn Rovers

Mikkel Duelund – AGF

Phil Foden – Manchester City

Një yll i padiskutueshëm te Man City dhe Anglia. Shkëlqeu në sezonin e trefishtë dhe shënoi 27 gola në sezonin 2023/24.

Martin Graiciar – York United

Karriera e tij nuk shkoi siç pritej, duke kaluar në huazime para se të nënshkruante për York United në Kanada.

Amine Gouiri – Marseille

David Hancko – Feyenoord

Amine Harit – Marseille

Ivan Ignatyev – JS Kabylie

Luka Jovic – AC Milan

Kirill Kirilenko – Arsenal Dzerzhinsk

Justin Kluivert – Bournemouth

Më në fund po e realizon potencialin e tij me një sezon të shkëlqyer për nga numri i golave.

Hirving Lozano – San Diego FC

Malcom – Al Hilal

Dennis Man – Parma

Sergej Milinkovic-Savic – Al Hilal

David Neres – Napoli

Pedro Neto – Chelsea

Benjamin Pavard – Inter Milan

Rodri – Manchester City

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pep Guardiolës. Ndihmoi në fitoren e Champions League dhe fitoi Ballon d’Or 2024. U dëmtua për sezonin 2024/25.

Abel Ruiz – Braga

Roland Sallai – Galatasaray

Jadon Sancho – Manchester United (i huazuar te Chelsea)

Pasi shkëlqeu te Dortmund, Sancho u transferua te Man United për 73 milionë funte, por nuk e përsëriti suksesin e tij në Premier League.

Malang Sarr – Lens

Ryan Sessegnon – Fulham

Volodymyr Shepelev – Dynamo Kiev

Milan Skriniar – Fenerbahçe

Manor Solomon – Tottenham (i huazuar te Leeds)

Mile Svilar – AS Roma

Martin Terrier – Bayer Leverkusen

Kieran Tierney – Arsenal

Lucas Torreira – Galatasaray

Ferran Torres – Barcelona

Pas sukseseve me Valencian, Torres u transferua te Man City përpara se të kthehej në Spanjë për të nënshkruar me Barcelonën në 2021.

Viktor Tsyhankov – Girona

Felix Uduokhai – Besiktas

Dayot Upamecano – Bayern Munich

UEFA shkroi në 2018: “Pritni gjëra të mëdha”. Ai u largua nga Red Bull Leipzig për t’u bashkuar me Bayern.

Hannes Wolf – New York City

Yusuf Yazici – Olympiacos

Szymon Zurkowski – Spezia (i huazuar te Empoli)

Disa nga këta talentë arritën majat, ndërsa të tjerë nuk e përmbushën pritshmërinë. Cili nga këta emra të befasoi më shumë me ecurinë e tij? /GazetaExpress/