Ish-banorja, Valbona Mhilli, ka reaguar publikisht për zhvillimet më të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, duke mbështetur hapur konkurrentin Jozefin Marku.
Gazetarja ka bërë sot një postimnë “Instastory” ku e ka quajtur banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ‘zemra ime’. Valbona gjithashtu shprehet krenare për të, por ka dy fjalë edhe për Gerta Gixharin.
Mhilli kritikoi ashpër sjelljen e Gertës, duke e cilësuar si viktimizim të shëmtuar.
“Zemra ime @joz_markun! Krenare për ty! Viktimizimi i Gertës është shumë i shëmtuar! Edhe finalen do ta kapë nga unë”, shkruan ish-banorja e këtij edicioni të katërt të reality show-t, duke e shoqëruar postimin me një emoji qeshjeje dhe një foto ku Jozi shihet pranë saj.