Chelsea fiton në udhëtim te Crystal Palace - Gazeta Express
string(42) "chelsea-fiton-ne-udhetim-te-crystal-palace"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2026 17:05

Chelsea fiton në udhëtim te Crystal Palace

Futboll

Gazeta Express

25/01/2026 17:05

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Crystal Palace, duke vazhduar me fitoren e tretë radhazi në të gjitha garat.

Të besuarit e Liam Rosenior kanë fituar 3-1 në “Selhurst Park”, duke u ngjitur përsëri në top 4-she, të paktën për disa orë.

Chelsea ishte e para që shënoi në këtë ndeshje, me brazilianin e talentuar, Estevao që shënoi për 1-0 në minutën e 34-të të ndeshjes.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Joao Pedro i Chelseat shënoi për 2-0 në minutën e 50-të, ndërsa Enzo Fernandez e trefishoi epërsinë në minutën e 64-të nga penalltia.

Chris Richards e zbuti epërsinë e mysafirëve, me golin e shënuar në minutën e 88-të.

Crystal Palace luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 72-të, kur Adam Ëharton u ndëshkua me kartonin e tij të dytë të verdhë brena pesë minutash.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 37 pikëve, në vendin e katërt, të paktën deri në përfundim të ndeshjes Arsenal – Manchester United.

Ndërkohë, Crystal Palace është i 15-ti me vetëm 28 pikë të tubuara./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement