Chelsea, i vendosur për Icardin - Gazeta Express
string(30) "chelsea-i-vendosur-per-icardin"

Gazeta Express

24/02/2020 17:15

Chelsea, i vendosur për Icardin

Gazeta Express

24/02/2020 17:15

“Blues” janë në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm për sezonin e ardhshëm dhe ia kanë vënë syrin sulmuesit të Interit, i huazuar në Paris Saint-Germain

Mauro Icardi është bërë objektiv i Chelseat, shkruan Gazeta Express.

“Blues” janë në kërkim të një sulmuesi të rrezikshëm për sezonin e ardhshëm.

Prandaj, ata e kanë veçuar sulmuesin e Interit, i cili këtë sezon është i huazuar tek Paris Saint-Germaini.

Klubi francez e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të ish-futbollistit të Samprodias për 65 milionë euro.

Por, kampioni i Ligue 1 nuk ka vendosur ende nëse do ta shfrytëzojë këtë mundësi.

27 vjeçarin e do trajneri Frank Lampard në Londër pasi nuk është i kënaqur me fazën ofanzive aktuale të ekipit të tij.

Interesim për përfaqësuesin argjentinas së fundmi kishte shfaqur edhe Juventusi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement