Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është shprehur i habitur nga pyetja e një gazetari se a kanë gjetur zgjidhje për të dalë nga ngërçi i krijuar për formimin e instituciove, shkruan Reporteri.net.
Në këtë pyetje Sveçla është kthyer nga gazetarët duke thënë “cili ngërç”.
I pyetur nëse kanë bërë marrëveshje gjatë 48 orëve të fundit për t’i siguruar votat për ta zgjedhur Haxhiun Kryeparlamentare, Sveçla s’është përgjigjur.
Ndryshe, partitë janë aktualisht në takimin e thirrur nga Kryesuesi Avni Dehari.