Mëngjesin e sotëm në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha do të bëhen prindër. Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga këngëtarja, e cila ka theksuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se janë vetëm te pika e bardhë e penalltisë.
Duke uruar një fundjavë të bukur, Çiljeta tregon se sapo të mbërrijnë te goli do ta ndajmë lajmin e bukur si gjithmonë.
“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do ta ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Faleminderit”.”- shkruan këngëtarja në Instagram.
