Vlora Çitaku, deputet e Partisë Demokratike e Kosovës, ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje që të zhbllokojë situatën e krijuar, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka deklaruar edhe se, situata nuk duhet të shtrohet si çështje rreth qëndrimit të PDK-së, por se ka përpjekje nga VV-ja.
‘‘I tërë debati është shtruar në mënyrë të gabuar, nuk është çështja a ka ndërrua qëndrim PDK-ja, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë parlamentar Lëvizjes Vetëvendosje, ata duhet të zhbllokojnë situatën’’, ka thënë shkurt ajo. /GazetaExpress