string(91) "citaku-ne-kosove-jetesa-po-behet-luks-qeveria-e-paafte-dhe-arrogante-po-tallet-me-qytetarin"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 18:16

Me i fundit

Çitaku: Në Kosovë jetesa po bëhet luks – Qeveria e paaftë dhe arrogante, po tallet me qytetarin

Lajme

Gazeta Express

28/03/2025 18:16

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka cilësuar qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, si kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka shkruar edhe se e njëjta po tallet me qytetarët.

Lexo Edhe:

Çitaku ka cilësuar qeverinë si të paaftë, arrogante dhe shurdhe.

Postimi:

Kosova, viti 2025 – vendi ku jetesa po bëhet luks!

Rritje pas rritjeje! Çmimet e produkteve më elementare – vezë, bukë, perime, ujë – po arrijnë majat. Energjia elektrike? Është bërë barrë e papërballueshme. Në çdo shtëpi ndjehet frika e faturës së ardhshme.

Dhe në këtë realitet të zymtë, kush është në krye? Një kastë qeverisëse e izoluar nga realiteti. Jo vetëm e paaftë për të adresuar hallet e përditshme të qytetarëve, por edhe arrogante, shurdhe.

“Let them eat cake,” po thotë qeveria – me përbuzje, sikur po jetojmë në ndonjë pallat, jo në varfëri.

Kjo nuk është më qeverisje – kjo është tallje me qytetarin. Dhe durimi ka kufi. Ndryshimi nuk vjen duke heshtur. /GazetaExpress