string(96) "citaku-thote-se-eksponente-te-vv-se-u-perpoqen-te-joshin-deputete-te-pdk-se-per-ta-bere-shumicen"

Çitaku thotë se eksponentë të VV-së u përpoqën të joshin deputetë të PDK-së për ta bërë shumicën

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 19:38

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ka pasur përpjekje nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje për të joshur deputetë të PDK-së, që LVV ta bëjë shumicën parlamentare.

Ajo në “Frontal” të T7, ka thënë të mërkurën se joshja është përpjekur përmes pozitave e favoreve.

Lexo Edhe:

Por, ajo shtoi se PDK-ja është më e unifikuar se kurrë më parë.

“Po ka pasur, dhe është për keqardhje. Ka pasur përpjekje nga ana e eksponetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për të kontaktuar deputetë të PDK-së dhe jo vetëm. Në përpjekje për t’i joshur me pozita, favore. Ka pasur përpjekje, është evidente. Por, duhet të iu larguar marakun të gjithëve PDK është më unike dhe më e bashkuar se asnjëherë më parë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express