string(130) "citaku-vv-e-ka-ne-dore-zhbllokimin-e-punes-se-kuvendit-spo-e-ben-se-perdorimi-i-mjeteve-normale-seshte-ne-traditen-politike-te-saj"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 13:58

Çitaku: VV e ka në dorë zhbllokimin e punës së Kuvendit, s’po e bën se përdorimi i mjeteve normale s’është në traditën politike të saj

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 13:58

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë se mënyra si po e trajton VV Kosovën, institucionet dhe qytetarët është “e papërgjegjshme dhe e papranueshme”.

Ajo ka shtuar se Vetëvendosje e ka në dorë zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Lexo Edhe:

“E papërgjegjshme dhe e papranueshme është mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje trajton Kosovën, institucionet dhe qytetarët e saj. Përpjekja e vazhdueshme për të degraduar çdo institucion është konstanta e vetme e kësaj lëvizjeje. Nga gurët dhe gazi, deri te kryeneçësia e pakuptimtë, LVV nuk ka zgjedhur kurrë mjete për të sulmuar dhe dëmtuar institucionet e këtij vendi. LVV e ka në dorë të zhbllokojë punën e Kuvendit. Nuk e bën, sepse përdorimi i mjeteve normale në politikë dhe demokraci nuk është në traditën politike të saj. Ndërkohë, aferat në fushën e energjisë nuk kanë të ndalur, çmimet rriten çdo ditë, e ne në Kuvend po merremi me ulëse dhe me emra të përveçëm. Turp.”

Sot për të shtatën herë, deputetët e zgjedhur u mblodhën për të konstituar kuvendin. VV prapë e propozoi Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por prapë dështoi. Ajo i moti 57 vota, derisa i duhen së paku 61.