City e shkatërron Liverpoolin, i afrohet Arsenalit - Gazeta Express
string(49) "city-e-shkaterron-liverpoolin-i-afrohet-arsenalit"

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 19:37

City e shkatërron Liverpoolin, i afrohet Arsenalit

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 19:37

Manchester City ka arritur fitore të madhe ndaj kampionit në fuqi, Liverpoolit.

City ka fituar 3-0 ndaj Liverpoolit në “Etihad”, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Serinë e golave e hapi Erling Haaland në minutën e 29-të të ndeshjes, pasi paraprakisht e kishte humbur penalltinë në minutën e 13-të.

Në përfundim të pjesës së parë, në minutën e 47-të, Nico Gonzalez shënoi për 2-0, me devijimin e Virgil van Dijk.

Në pjesën e dytë, City e shënoi vetëm një gol tjetër, dhe atë e shënoi Jeremy Doku.

Doku e shënoi një supergol në minutën e 63-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 22 pikëve, katër më pak se Arsenali në vendin e parë.

Liverpooli është i teti në tabelë me 18 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement