Manchester City po përgatitet për një restrukturim të thellë këtë verë, dhe të gjitha shenjat tregojnë se Florian Wirtz do të jetë protagonisti kryesor i projektit të ri të Pep Guardiola.
Pas konfirmimit të largimit të Kevin De Bruyne, një legjendë e pa kontestueshme e ekipit ‘citizen’, klubi tashmë po punon për të ardhmen dhe është i qartë se mesfushori sulmues i Bayer Leverkusen është zëvendësimi ideal për të pasuar belgun.
Sipas ‘Mirror’, City do të ishte i gatshëm të bëjë një ofertë prej 100 milionë paundësh (afërsisht 117 milionë euro) për të bindur klubin gjerman të lëshojë këtë perlë të tijën.
Për më tepër, lojtari do t’i ofrohet një kontratë afatgjatë me kushte shumë atraktive ekonomike, që i përshtaten një ylli të vërtetë.
Megjithatë, operacioni nuk do të jetë i thjeshtë. Pavarësisht rënies kolektive të performancës në javët e fundit, Bayer Leverkusen e konsideron Wirtz si një pjesë thelbësore të skuadrës.
Në vetëm 21-vjeç, gjermani ka pasur një sezon spektakolar: 15 gola dhe 13 asistime në 39 ndeshje zyrtare, shifra që konfirmojnë pjekurinë dhe rëndësinë e tij në ekip.
Drejtori i ri sportiv i City, Hugo Viana, po punon ngushtë me Txiki Begiristain për të finalizuar sa më shpejt këtë transferim strategjik.
Në “Etihad” janë të sigurt: nëse dikush mund ta trashëgojë fronin e mesfushës së De Bruyne, ai është Florian Wirtz./GazetaExpress/