Kampioni aktual anglez madje beson se “Kun” nuk do të largohet edhe nëse klubi dënohet me mospjesëmarrje në garat evropiane
Manchester City nuk pret që Sergio Aguero të largohet nga klubi gjatë verës që vjen.
Madje, klubi anglez është i bindur në qëndrimin e sulmuesit argjentinas edhe nëse dënohet me dy vjet mospjesëmarrje në garat evropiane.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Evening Standard”, përcjell Gazeta Express.
Aguero është sulmuesi kryesor i “Citizens” në vitet e fundit.
Kampioni aktual anglez shpreson ta ketë atë në dispozicion së paku edhe dy vjet. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...