Çka do të ndodhë sot në Kosovë - Gazeta Express
string(34) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-204"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2021 7:00

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/07/2021 7:00

Gazeta Express sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:30Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

Lexo Edhe:

10:00Kuvendi i Republikës së Kosovës, mblidhet në seancë të rregullt plenare. (Salla e seancave plenare)

10:00Mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë dhe Financa. (Komuna e Prishtinës) 

10:00Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeminisrit dhe Save the Children mbajnë tryezë diskutimi me temë: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – një vit pas hyrjes në fuqi”. (Hotel “Garden”, Prishtinë) 

11:00Mbahet mbledhja e gjashtё e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës) 

11:00Organizata Iniciativa për Progres (INPO), publikon raporti “100 premtimet e Shpend Ahmetit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00Mbahet konferencë për medie për “Festivalin të Filmit Evropian në Kosovë 2021”, e cila organizohet nga Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Cineuropa. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

14:30Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takohet me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për t’u informuar nga afër me shërbimët dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkëatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve. (Objekti i komunës së Suharekës)

14:30Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, mban konferencë për medie. (Objekti i Gjykatës, Gjilan)

15:30Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takohet me kryetarin e komunës së Dragashit për t’u informuar nga afër me shërbimët dhe pritjen që kjo komunë u ofron bashkëatdhetarëve që vijnë nga diaspora gjatë këtij sezoni të pushimeve. (Objekti i komunës së Dragashit)

20:00Komuna e Skenderajt fillon shënimib e muajit të diasporës. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj)