Conceicao dhe Openda vendosin, Juventusi triumfon ndaj Romës - Gazeta Express
string(59) "conceicao-dhe-openda-vendosin-juventusi-triumfon-ndaj-romes"

Sport

Gazeta Express

20/12/2025 22:42

Conceicao dhe Openda vendosin, Juventusi triumfon ndaj Romës

Sport

Gazeta Express

20/12/2025 22:42

Juventusi ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj Romës në shtëpi, në kuadër të javës së 17-të të Serie A, duke ndezur garën për vendet e para në tabelë.

Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste nga të dyja skuadrat. Bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 44-të, kur Andrea Cambiaso shërbeu bukur për Francisco Conceicao, i cili u tregua i saktë në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Më herët, në minutën e 31-të, Roma kërkoi një penallti pas rrëzimit të Lorenzo Pellegrinit në zonë, por gjyqtari vendosi të vazhdojë lojën, duke shkaktuar reagime të ashpra nga kampi verdhekuq.

Në pjesën e dytë, Juventusi e rriti epërsinë në minutën e 70-të, kur Weston McKennie asistoi për Loïs Openda, i cili shfrytëzoi daljen e portierit dhe realizoi për 2-0.

Roma nuk u dorëzua dhe arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 76-të, me Tommaso Baldanzi që përfitoi nga një top i kthyer në zonë dhe shënoi nga afërsia për 2-1.

Bardhezinjtë ishin shumë pranë golit të tretë në minutën e 80-të, por goditja e fuqishme e Kenan Yildiz përfundoi në shtyllë, duke i mohuar Juventusit mbylljen më të qetë të takimit.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe mbetet në vendin e pestë, ndërsa Roma, pavarësisht humbjes, ruan pozitën e katërt me 30 pikë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement