string(60) "courtois-per-finalen-e-copa-del-rey-ndaj-barces-na-nevojitet"

Courtois për finalen e Copa del Rey: Ndaj Barçës na nevojitet…

Futboll

Gazeta Express

24/04/2025 12:24

Real Madridi e mposhti Getafen mbrëmë dhe tash po mendon për finalen e Copa del Rey ndaj Barcelonës.

Portieri Thibaut Courtois foli në konferencë për shtyp për “El Clasicon” e së shtunës, në të cilën tregoi se çka ju nevojitet “Los Blancos” për të triumfuar, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Është e rëndësishme ta mbajmë portën e paprekur. Është gjithmonë pozitive të kemi soliditet në mbrojtje dhe këtë do ta mbajmë nëse të gjithë do të koncentrohen tek mbrojtja. Është ajo që e kemi bërë në ndeshjet e fundit dhe këtë duhet ta bëjmë edhe të shtunën në finalen e Kupës”, deklaroi portieri belg.

“Finalja e Copa del Rey? Duhet të jemi të koncentruar, jemi vërtet të emocionuar për finalen e Copa del Rey. Humbëm në Ligën e Kampionëve dhe jemi të dytit në La Liga, por duam t’ju japim tifozëve të Real Mdridit diçka për të brohoritur dhe festuar kundër Barcelonës në finalen e Kupës”, përfundoi Courtois. /Gazeta Express