string(93) "dadoja-franceze-denohet-me-25-vite-burg-per-vrasjen-e-vajzes-11-muajshe-duke-i-dhene-laksativ"

Dadoja franceze dënohet me 25 vite burg për vrasjen e vajzës 11 muajshe duke i dhënë laksativ

Lajme

Gazeta Express

03/04/2025 23:02

Një ish-punonjëse e një çerdheje në Lion të Francës, u dënua me 25 vjet burg pasi shkaktoi vdekjen e një foshnje 11-muajshe, duke i dhënë asaj një laksativ për të pirë.

Miriam Zaouen, 30 vjeç, u shpall fajtore nga Gjykata Penale e Rhône për “torturë ose akte barbare që çuan në vdekjen e viktimës, pa synimin për ta provokuar atë”.

Lexo Edhe:

Juria nuk e pranoi akuzën e vrasjes me dashje, të cilën prokurori Baptiste Gaudreau e kishte kërkuar, duke thënë se duhej një dënim me 30 vjet burg, sepse sipas tij akuzës e pandehura “në dijeni të plotë i mori jetën një fëmije të pambrojtur“.

Jaouen pranoi se i kishte dhënë lëngun gërryes vajzës së vogël, por mohon se donte ta vriste atë. Kjo ishte linja e saj e mbrojtjes gjatë gjithë procesit gjyqësor, gjatë të cilit, pasi fillimisht dha versione të ndryshme, më në fund ajo përshkroi se si mbante kokën e foshnjës dhe i derdhi ekspektentin në gojën e saj sepse “nuk e duronte dot më të qarën”.