Këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur e lumtur në Londër sot
Derisa ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të, këngëtarja ka bërë një falënderim për të gjitha ata që e kanë uruar atë për ditën e lindjes së saj, që është 14 prilli.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e juaja të mrekullueshme dhe prekëse për ditëlindje! Ju dua përgjithmonë!”, ka shkruar Dafina.
Dafina në njërën foto shihet duke pozuar në rrugët e Londrës kurse në një tjetër bashkë me të dashurin e saj, DJ Geek.
Dafina vazhdon të jetë njëra prej këngëtarëve më aktive në Kosovë, sidomos në tri vitet e fundit ku Dafina ka realizuar afërsisht 30 këngë, shumica prej të cilave janë bërë hite. /GazetaExpress/

