Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia në një bisedë më banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë, po fliste për këngëtarët e dëshmuar, derisa e ka përmendur edhe emrin e Dafina Zeqirit.
Gania e ka cilësuar Dafinën si këngëtare “shumë produktive”, derisa nuk ka munguar një reagim nga Blero.
“Dafinën e kam njohur kur i ka pasur 16 vjet, dhe i kam thënë ‘hajde në studio’. E njoh shumë mirë. Dhe shyqyr që i kam thënë ‘hajde’, dhe ja sot e kemi një super star si ajo”, ka thënë Blero – duke lënë të kuptohet që meritat për zbulimin e Zeqirit, i mban vetë ai.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.