Daily Mail për paraqitjen e Dua Lipës në Glastonbury: E bëri të qartë mbështetjen për Palestinën - Gazeta Express
string(95) "daily-mail-per-paraqitjen-e-dua-lipes-ne-glastonbury-e-beri-te-qarte-mbeshtetjen-per-palestinen"

Daily Mail për paraqitjen e Dua Lipës në Glastonbury: E bëri të qartë mbështetjen për Palestinën

Rozë

Gazeta Express

29/06/2024 16:31

Dua Lipa e bëri të qartë mbështetjen e saj për Gazën teksa e kryesoi Glastonbury mbrëmë duke kënduar së bashku me një koleksion të flamujve të Palestinës në turmë, për t’i kapur ata në kamera, ka shkruar sot Daily Mail, transmeton Express.

Pamjet nga performanca e saj mahnitëse dje e shfaqën atë duke vrapuar në turmë për të kënduar më afër një flamuri ku shkruhej “Glasto për Palestinën”, për të cilin përdoruesit e mediave sociale po pretendojnë se është një shenjë e mbështetjes së saj të vazhdueshme për këtë çështje.

Lexo Edhe:

Fituesja i çmimit Grammy ka qenë një nga personazhet e famshëm që vazhdimisht u ka kërkuar liderëve botërorë të ndihmojnë në uljen e krizës në Gaza dhe Izrael.

Vetëm muajin e kaluar 28-vjeçarja postoi për 88 milionë ndjekësit e saj në Instagram: “Djegia e fëmijëve për së gjalli nuk mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën”.

Këngëtarja nga Kosova performoi një sërë hitesh të saj mbrëmë në Worthy Farm, e cila më pas u komentua si një performancë mahnitëse e saj.