Daily Mail: Tifozët e Premierligës, të familjarizuar me stafin teknik të Shqipërisë - Gazeta Express
string(81) "daily-mail-tifozet-e-premierliges-te-familjarizuar-me-stafin-teknik-te-shqiperise"

Futboll

Gazeta Express

14/06/2024 9:54

Daily Mail: Tifozët e Premierligës, të familjarizuar me stafin teknik të Shqipërisë

Futboll

Gazeta Express

14/06/2024 9:54

Tifozët e Premierligës do të jenë të familjarizuar me stafin teknik të Shqipërisë në Euro 2024, shkruan mediumi britanik, Daily Mail.

Kuqezinjtë do të nisin kampanjën e tyre në Gjermani të shtunën ndaj Italisë në Dortmund nga ora 21:00.

Shqipëria gjendet në grupin e vdekjes, së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, shkruan Gazeta Express.

E stafi teknik përfshin dy fytyra të njohura për tifozët e Premierligës.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, luajti për Arsenalin në periudhën 1999-2001, gjithashtu për Cityn duke luajtur 10 herë në kohën 2009-2010 para pensionimit.

E ndihmës i tij ëshë një tjetër fytyrë shumë e njohur e Premierligës, legjenda e Manchester Cityt, Pablo Zabaleta.

39-vjeçari bëri 333 paraqitje në 9 vite për Cityn, duke fituar dy tituj të Premierligës.

Shqipëria është puna e tij e parë teknike, por që arriti ta ndihmonte fazën mbrojtëse, duke pranuar vetëm katër gola në tetë ndeshjet kualifikuese.

Advertisement
Advertisement
Advertisement