Emisioni “Favorit” vjen edhe sonte në ekranet tuaja, me fokusin kryesor te kombëtarja e Kosovës.
Dy analistëve të përhershëm, Taulant Dajakut dhe Arbër Avdylit, në studio i bashkohen edhe Tahir Batatina e Gazmend Gashi.
Gjatë diskutimit, foli edhe analisti i “Favoritit”, Taulant Dajaku.
Ai ka thënë se zyrtarët nga FFK-ja kanë tëntuar t’i bindin lojtarët të kthehen në fushë.
“Kam informara që zyrtarët e Federatës kanë qenë kundër që të mos vazhdohej loja. Ata kanë tentuar t’i bindin lojtarët që të dalin për të luajtur, sa që mund të konsiderohet një lloj kërcënimi, ato që iu kanë thënë lojtarëve tanë”, tha ai.
UEFA ende s’ka marrë ndonjë vendim për ndeshjen e së premtes të kaluar, duke lënë nën ethe dy federatat respektive./GazetaExpress/