Dalin në ankand foto të rralla të Marilyn Monroe - Gazeta Express
string(48) "dalin-ne-ankand-foto-te-rralla-te-marilyn-monroe"

Gazeta Express

05/03/2020 20:57

Dalin në ankand foto të rralla të Marilyn Monroe

Gazeta Express

05/03/2020 20:57

Fotografitë origjinale të para 70 viteve ku shfaqet Marilyn Monroe duke xhiruar filmin e saj të famshëm “Niagara” janë nxjerrë në shitje.

Bëhet fjalë për 198 fotografi, të realizuara thuajse 70 vite më parë, kur aktorja e madhe amerikane ishte vetëm 26 vjeç.

Ato janë realizuar nga fotografi kanadez Jock Carroll dhe kanë mbetur pronë e familjes së tij prej asaj kohe.

Tani, djali i tij Angus i ka nxjerrë në ankand bashkë me të drejtat e pronësisë dhe filmin, për një shifër që ekspertët mendojnë se do të kalojë 51 mijë dollarët.

Kjo për faktin se “Niagara” konsiderohet si filmi i parë i madh i Monroe, që e katapultoi në Hollywood.

Advertisement
Advertisement
Advertisement