Një gazetar italian ka raportuar se ish-trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka thënë disa fjalë mjaft të ashpra në drejtim të Kenan Yildiz.
Më herët këtë muaj, Juventusi ndau rrugët me Thiago Mottan pas një serie rezultatesh të dobëta si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Pak kohë pas shkarkimit të tij, gazetari italian Sandro Sabatini ka dhuruar disa detaje shokuese sa i përket bisedës që dyshohet se Motta e pati me sulmuesin turk Yildiz.
Yildiz e nisi sezonin si një lojtar i rëndësishëm në projektin e Mottas, por roli i tij u zbeh në javët e fundit të aventurës së tij në krye të ‘Zonjës së Vjetër’.
Reprezentuesi turk mbeti jashtë për ndeshjet ndaj Interit dhe Fiorentinës, teksa ishte zëvendësuar nga loja pas pjesës së parë ndaj Atalantas.
Lënia e tij në bankën rezervë në humbjen me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinës ishte ajo që ndikoi që marrëdhëniet mes tyre të shkëputeshin plotësisht.
“Në një pikë, Yildiz u zhduk nga hierarkia e Thiago Mottas. Ai është një lojtar i ri di cili e ka gjetur veten të bartur nga një pozicion në tjetrin”.
“Në disa raste gjatë stërvitjes, Motta i është drejtuar atij: Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, ka thënë Sabatini në podkastin Calcio Selvaggio.
‘Bianconerët’ e gjejnë veten në pozitën e pestë në tabelën e Serie A, një pikë mbrapa top katërshes hde 12 pikë mbrapa liderit Interit./Telegrafi/