string(49) "dallimi-midis-semundjes-crohn-dhe-kolitit-ulceroz"

Shneta

Gazeta Express

13/12/2022 11:55

Dallimi midis sëmundjes “Crohn” dhe kolitit ulçeroz

Shneta

Gazeta Express

13/12/2022 11:55

Ekzistojnë dy lloje të sëmundjeve inflamatore të zorrëve – koliti ulçeroz dhe sëmundja Crohn.

Koliti ulçeroz është inflamacion i zorrës së trashë. Sëmundja Crohn mund të shfaqet përgjatë gjithë traktit gastrointestinal, duke filluar nga hapësira e gojës deri tek hapja anale (pjesa e fundit e zorrës së trashë), zakonisht duke përfshirë edhe pjesën e fundit të zorrës së hollë. Jeta moderne, veçanërisht stresi dhe ushqimi, janë faktorë rreziku për shfaqjen e këtyre sëmundjeve të cilat në disa raste mund të jenë kërcënuese për jetën.

Lexo Edhe:

Faktorët e rrezikut për sëmundjet inflamatore të zorrëve janë: mosha, historia familjare, pirja e duhanit, përdorimi i disa ilaçeve të caktuara etj.

Simptomat e këtyre sëmundjeve variojnë dhe varen nga shkalla dhe ashpërsia e inflamacionit.

Simtomat më të zakonshme të sëmundjeve kronike inflamatore janë:

• Diarre

• Dobësi dhe lodhje

• Dhimbje barku

• Humbje të oreksit dhe të peshës trupore

• Jashtëqitje të shoqëruar me gjak

• Anemi – me humbjen e gjakut humbet edhe hekuri. Për pasojë shfaqet anemia nga mungesa e hekurit.

Në rastet klinike më të rënda, sëmundja Crohn dhe koliti ulçeroz janë sëmundje të cilat vënë në rrezik jetën e njeriut, për të cilat kërkohet domosdoshmërisht hospitalizimi i pacientit për marrjen e trajtimit. Sëmundjet inflamatore të zorrëve diagnostikohen me anë të metodave endoskopike, zakonisht me anë të kolonoskopisë.

Trajtimi i kësaj sëmundje varet nga lloji i kolitit, formës së tij, moshës së pacientit dhe pranisë së sëmundjeve të tjera kronike. Trajtimi pothuajse gjithmonë nis me medikamente. Tek format më të rënda të sëmundjes, të cilat nuk reagojnë ndaj terapive, atëherë është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten