Dallku i lumtur me fitoren, jo me atë që ndodhi në pjesën e dytë - Gazeta Express
string(63) "dallku-i-lumtur-me-fitoren-jo-me-ate-qe-ndodhi-ne-pjesen-e-dyte"

Gazeta Express

22/02/2020 15:33

Dallku i lumtur me fitoren, jo me atë që ndodhi në pjesën e dytë

Gazeta Express

22/02/2020 15:33

S’ka se si të mos jetë i lumtur me tri pikët e radhës në IPKO Superligë, megjithatë Dallku nuk është shumë i kënaqur me atë çka pa nga lojtarët e tij në 45 minutat e pjesës së dytë në Skenderaj.

Prishtina ka shënuar fitore më të lehtë sesa është pritur përballë Drenicës duke e mposhtur në Skenderaj me rezultat 3:1 në stadiumin “Bajram Aliu” për ta ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

Trajneri i Prishtinës Armend Dallku është parë shumë i kënaqur me këtë fitore, por ka pasur disa kritika për pjesën e dytë.

E vendosëm ndeshjen në pjesën e parë dhe kjo na lehtësoi punën ku na dha mundësin t’i pushojmë disa lojtarë në vazhdim. Në pjesën e dytë nuk jam i kënaqur pasi Drenica na vuri në vështirësi dhe kjo nuk duhet të ndodhë. I kisha disa lojtarë që kanë luajtur shumë dhe desha t’i pushojë pak por nuk duhet lejojmë që të biem në pjesën e dytë kështu”, ka thënë Armend Dallku për supersport. /Zeri

Advertisement
Advertisement
Advertisement