Dallku: Ipko Superliga duhet të vazhdojë - Gazeta Express
string(39) "dallku-ipko-superliga-duhet-te-vazhdoje"

Gazeta Express

09/04/2020 14:05

Dallku: Ipko Superliga duhet të vazhdojë

Gazeta Express

09/04/2020 14:05

Një muaj prejse kampionati i IPKO Superligës së Kosovës në futboll është pezulluar shkaku i pandemisë COVID-19, Armend Dallku, ka bërë thirrje që gara të vazhdojë. Trajneri i kandidates për titull të kampionit ka theksuar se Kosova është më pak e prekur nga koronavirusi sesa shtetet tjera të cilat po planifikojnë rinisjen e kampionateve. Kështu që njëjtë duhet të veproj edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

“Anulimin e kampionatit nuk e shoh si opsion ose të nevojshme, sepse nëse shohim në shtetet e rajonit, Kosova është më së paku e prekur nga ky virus, dhe nuk shoh diçka tragjike për ndalje të kampionatit”, tha për “Zërin” Dallku.

“Dëshira e të gjithëve është të vazhdoj kampionati, duke parë edhe shtetet e ndryshme në Evropë që tashmë kanë filluar stërvitje dhe mendojnë rifillimin e garave përfshirë edhe Italinë si një nga më të prekurat. Gjithsesi unë apeloi qëndrimin në shtëpi, ndërsa futbollistëve si të Prishtinës ashtu edhe të ekipeve tjera i ftojë të mbajnë formën e tyre me përgatitje individuale edhe pse do të jetë mjat e vështirë, pasi kushtet nuk janë ato që duhet pasi tashmë janë mbyllur edhe parqet e ndryshme ku kanë kryer stërvitje”, përfundoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement