Kosova 3×3 ka pësuar humbje nga Shqipëria me rezultat 15:16, në kualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3.
“Dardanët” janë mundur nga kuqezinjtë pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 14:14 dhe ishte shumë interesante.
Kjo ishte humbja e dytë për Kosovën, që sfidën e fundit do ta zhvillojë ndaj Irlandës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, nga ora 09:00. /Gazeta Express/