string(79) "dasmori-i-ketij-viti-eshte-ramush-haradinaj-deri-me-tash-mori-pjese-ne-11-dasma"

Dasmori i këtij viti është Ramush Haradinaj, deri më tash mori pjesë në 11 dasma

Gazeta Express

09/08/2022 21:36

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj duket se e ka pasur të ngjeshur agjendën me dasma këtë verë.

Që nga muaji qershor e deri më sot, Haradinaj, sipas fotografive të postuara në rrjetin e tij social Facebook, ka qenë mysafirë në 11 dasma.

Lexo Edhe:

Haradinaj duket se është një musafir i respektuar, pasi ftohet shumë nëpër ahengje familjare.

Në secilin postim të tij ku shihej i fotografuar me çiftin, ai u uronte atyre jetë të gjatë së bashku.

Ai mund të cilësohet edhe si dasmori i këtij viti.