string(93) "data-te-reja-per-merkato-ne-serie-a-per-sezonin-2025-26-per-shkak-te-kupes-se-botes-per-klube"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 20:39

Data të reja për merkato në Serie A për sezonin 2025-26 për shkak të Kupës së Botës për Klube

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 20:39

Lega Serie A ka konfirmuar datat e merkatos së verës dhe janarit për sezonin 2025-26, por me disa ndryshime për shkak të Kupës së Botës për Klube.

Merkatoja e verës 2025

Lexo Edhe:

Do të hapen dy periudha të ndryshme për transferime:

1 qershor – 20 qershor 2025 (vetëm për klubet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube, si Inter dhe Juventus)

1 korrik – 1 shtator 2025, me afatin e fundit në 20:00 (ora lokale)

Ky ndryshim është bërë për të lejuar Interin dhe Juventusin që të blejnë apo shesin lojtarë në mënyrë që të jenë gati për Kupën e Botës për Klube, e cila do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025 në SHBA.

Merkatoja e janarit 2026

Do të zhvillohet nga 2 janar deri më 2 shkurt 2026, me afatin e fundit në 20:00 (ora lokale).

Këto ndryshime pritet të ndikojnë në strategjinë e klubeve italiane për transferime, sidomos për ata që do të marrin pjesë në Kampionatin e ri Botëror për Klube. /GazetaExpress/