string(131) "daut-haradinaj-ta-shohim-kend-do-ta-propozojne-ne-i-kemi-permendur-dy-emra-qe-mund-ti-votojme-shqipe-selimin-ose-saranda-bogujevcin"

Daut Haradinaj: Ta shohim kënd do ta propozojnë, ne i kemi përmendur dy emra që mund t’i votojmë Shqipe Selimin ose Saranda Bogujevcin

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 15:05

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përsëriti se deputetët e kësaj partie do të votonin pro një kandidate për kryetare të Kuvendit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse ajo do të ishte Saranda Bogujevci apo Shqipe Mehmeti Selimi.

Në rast se ripropozohet Albulena Haxhiu, siç ka paralajmëruar LVV-ja, Haradinaj tha se do të votojë kundër.

Lexo Edhe:

“Ta shohim se kënd do ta propozojnë. Ne i kemi bërë publik dy emra që jemi të gatshëm me i votu dhe nëse propozohet ndonjëri prej tyre, vota jonë është pro si grup parlamentar”, tha ai.