Kevin de Bruyne ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City pas përfundimit të kontratës së tij në fund të këtij sezoni.
33-vjeçari De Bruyne ka fituar 16 trofe që nga kalimi i tij te City nga Wolfsburg më 2015, duke përfshirë këtu gjashtë herë titullin e Premierligës dhe Ligën e Kampionëve më 2023.
Mesfushori belg ka shënuar 106 gola në 413 paraqitje për Cityn.
Kapiteni i Belgjikës kaloi te City nga klubi i Bundesligas, Wolfsburgu më 2015 për 55 milionë paund.
Trajneri Pep Guardiola iu bashkua Cityt një vit më vonë dhe ndihmoi shumë në zhvillimin e De Bruynes në një mesfushor qendre, pasi më herët ai luante në krahë të mesfushës dhe në pozita më sulmuese në formacion.
De Bruyne luajti një rol të madh në periudhën e lavdishme të Cityt, duke kulminuar me triumfin në finalen e Ligës së Kampionëve para dy ditësh, kur e mposhtën Interin në finalen e Stambollit.
Por, De Bruyne ka pasur probleme të mëdha me lëndime gjatë viteve të fundit.
Ai mungoi për pothuajse pesë muaj sezonin e kaluar, me Cityn që e fitoi titullin e katërt radhazi në elitën e futbollit anglez, duke luajtur luajtur për vetëm 26 ndeshje në të gjitha garat.
De Bruyne e nisi karrierën e tij profesionale në ekipin belg, Genk, para nënshkrimin me Chelsean më 2012 për 7 milionë paund.
Ai i bëri vetëm nëntë paraqitje për “Blutë e Londrës”, dhe kakoi një sezon në huazim te Werder Bremen, para kalimin në formë permanente te Wolfsburgu më 2013.
Mesfushori po ashtu ka 109 paraqitje për Belgjikën, duke u paraqitur në tre kampionate europiane e tre kampionate botërore, duke përfunduar në vendin e tretë në Kupën e Botës të vitit 2018 në Rusi, pas fitores ndaj Anglisë.
Qëkur iu bashkua Cityt më 2015, De Bruyne ka më së shumti asistime në Premierligë (117), mundësi të krijuara (827) dhe mundësi të mëdha të krijuara (193).
Ai është i dyti me më së shumti asistime të arritura në historinë e Premierligës, vetëm pas Ryan Giggs që ka 162.
Ai ka po ashtu dy çmime si Lojtari i Sezonit në Premierligë – në sezonet 2019/20 dhe 2021/22 – aq sa kanë edhe Thierry Henry, Cristiano Ronaldo dhe Nemanja Vidic.
Befasisht, ai nuk e ka fituar asnjëherë një çmim si Lojtari i Muajit në Premierligë.
Ai së bashku me Henryn kanë më së shumti asistime në një sezon të Premierligës, duke prodhuar 20 sosh në sezonin 2019/20.
Ai e ka fituar po ashtu tri herë çmimin si Organizatori Më i Mirë i Premierligës, në sezonet 2017/18, 2018/20 dhe 2022/23 – që i shkon lojtarit me më së shumti asistime në një sezon.
De Bruyne e ka fituar katër herë çmimin si Lojtari i Sezonit te Manchester City dhe ka qenë dy herë në Ekipin e Sezonit në Ligën e Kampionëve.
Ai po ashtu ka përfunduar një herë edhe si i treti në listën e Topit të Artë, më 2022./GazetaExpress/