Kevin De Bruyne dhe Vinicius Jr janë mes gjashtë nënshkrimeve të mëdha që po planifikohen nga Liga Pro Saudite këtë verë, raporton talkSPORT.
Sipas burimeve, liga në zhvillim po synon të bëjë disa nënshkrime të rëndësishme për të vazhduar ngjitjen e saj gjatë viteve të fundit, me Darëin Nunez të Liverpool gjithashtu në listën e tyre.
De Bruyne është pa kontratë këtë verë dhe ende nuk ka pasur bisedime me Manchester City për një vazhdim kontrate.
Kjo do të thotë se dekada e tij e mbushur me trofe te kampionët e Premier League mund të po shkon drejt fundit.
Duke folur për të ardhmen e tij në shtator, mesfushori belg, i cili ka fituar gjashtë tituj të Premier League, dy FA Cups, pesë EFL Cups dhe një Ligë Kampiones gjatë dhjetë sezoneve te City, tha: “Është e vështirë të them tani [çfarë do të bëj më pas]. Ne do të ulemi në tryezë në muajt e ardhshëm. Kam firmosur kontratën në momentin e duhur. Nëse merr një ofertë të mirë dhe i thua Pep që dëshiron të largohesh, kjo është e mundur. Kjo mund të jetë ndryshe te klubet e tjera. Por nuk kam treguar asnjëherë që dua të largohem. Kam mjaftueshëm para. Por nëse vjen një shumë absurde… kjo është gjithashtu për familjen time, të afërmit, nipërit, stërnipërit dhe miqtë e mi.”
Vinicius Jr aktualisht është një nga yjet kryesorë të Real Madrid dhe po kalon një sezon të shkëlqyer. Pasi ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 11 asistime deri tani këtë sezon, braziliani shpreson të sfidojë për çmimin e Topit të Artë të këtij viti.
Sulmuesi ka folur hapur për dëshirën e tij për të qëndruar, duke thënë për TNT Sports në shkurt: “Nuk e di asgjë, askush nuk ka folur me mua për [ofertën saudite]. Është gjithmonë shumë emocionuese të mund të hapim bisedimet me Real Madrid për rinovimin tim. Kam kontratë deri në vitin 2027, por gjithmonë kam folur për dëshirën time për të luajtur këtu për një kohë të gjatë, për të bërë histori këtu.”
Liga Pro Saudite gjithashtu po planifikon lëvizje për sulmuesin e Liverpool, Nunez, mbrojtësin e Arsenal, Gabriel Magalhaes dhe krahun e Ëest Ham, Mohammed Kudus. Nunez është lidhur me një lëvizje jashtë Anfield pas një sezoni të vështirë, ku ka shënuar vetëm shtatë gola për ekipin e Arne Slot.
Ylli i Gunners, Gabriel ka dy vjet të mbetur në kontratën e tij në Londrën e Veriut, duke tërhequr vështrime admiruese nga Real Madrid dhe klubet saudite. Ndërkohë Kudus ka pasur një vit të vështirë te Hammers, duke shënuar tre gola dhe kontribuar vetëm me dy asistime gjatë sezonit.
Mohamed Salah është gjithashtu një objektiv, megjithatë kuptohet se ai tani është më i mundur të qëndrojë në futbollin evropian me Liverpool, sesa të kalojë në Arabinë Saudite. Reds janë të interesuar që ai të qëndrojë pas lajmeve se Trent Alexander-Arnold ka rënë dakord të bashkohet me Real Madrid.
Klubet e Ligës Pro Saudite nuk janë të panjohur për shpenzimin e parave për nënshkrime të mëdha.
Me Cristiano Ronaldo, Neymar, Sadio Mane dhe Aymeric Laporte që kaluan në 2023, yje të tjerë si Karim Benzema, Ivan Toney dhe Jhon Duran kanë bërë lëvizjen që më pas. Ndërsa mbetet të shihet kush do të largohet këtë verë, duket se projekti saudite po vazhdon të rritet, pasi ata synojnë të mbyllin hendekun me ligat elita të futbollit botëror.