Ky do të jetë sezoni i fundit i Kevin de Bruyne në fanellën e Manchester Cityt.
Ylli belg do ta mbyllë eksperiencën në “Etihad Stadium” pas dy muajsh pasi “Citizens” kanë vendosur të mos ia vazhdojnë kontratën, shkruan “Gazeta Express”.
E ish-futbollisti i Chelseat ka mbetur i habitur dhe sigurisht i mërzitur me vendimin e kampionit aktual anglez duke e pasur parasysh kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë për këtë klub ndër vite.
Sidoqoftë, veterani i mesfushës ndien se mund të luajë ende në nivele të larta dhe për mediumin britanik “Daily Mail” thotë se do ta shikojë një opsion tjetër, të përshtatshëm për të dhe për familjen.
“Ishte paksa shokuese, Manchester City nuk më bëri ofertë për një marrëveshje të re.”
“Unë nuk kisha ofertë nga ta përgjatë tërë vitit. Dhe, City e mori vendimin. Është e qartë se isha paska i befasuar, por më duhet ta pranoj këtë”.
“Sinqerisht, mendoj se mund të performoj ende në këtë nivel, siç po e demonstroj tani. Por, e di që në fund klubet i marrin vendimet.”
“Nuk jam 25 vjeç më, por ndiej se ende mund ta bë punën time. Jam i hapur për diçka të re, pasi ta shoh krejt atë që do të më shfaqet përpara.”
“Jam duke i shikuar aspektet sportive, familjen dhe gjithçka së bashku. Ajo që luan më së shumti rol për mua është familja.”
“Me të vertëtë e ndiej se mund të luaj ende në nivele të kënaqshme.” /Gazeta Express