De Bruyne: Nëse vjen një ofertë shumë luksoze, atëherë është për familjen, të afërmit, nipërit e mbesat, stërnipërit dhe miqtë e mi - Gazeta Express
string(126) "de-bruyne-nese-vjen-nje-oferte-shume-luksoze-atehere-eshte-per-familjen-te-afermit-niperit-e-mbesat-sterniperit-dhe-miqte-e-mi"

Futboll

Gazeta Express

01/07/2024 15:17

De Bruyne: Nëse vjen një ofertë shumë luksoze, atëherë është për familjen, të afërmit, nipërit e mbesat, stërnipërit dhe miqtë e mi

Futboll

Gazeta Express

01/07/2024 15:17

Kevin De Bruyne ka folur rreth të ardhmes së tij në futboll.

Mesfushori belg ka edhe një vit kontratë me Manchester Cityn, teksa tha se nuk e mendon momentalisht largimin dhe nuk ka bisedime me asnjë klub nga Arabia Saudite.

Lexo Edhe:

“Qëndrimi te City? Po, po… Kam lexuar shumë tituj rreth një transferimi në Arabinë Saudite, por nuk kam folur me askënd. Nëse ka një ofertë të mirë dhe i thua Pep-it që dëshiron të largohesh, atëherë është e mundur. Kjo mund të jetë ndryshe në klube të tjera. Por unë kurrë nuk kam treguar se dua të largohem”, u shpreh De Bruyne.

Ndërsa, De Bruyne tha se nëse vjen një ofertë shumë e madhe, mund t’ia ndryshojë mendjen.

“Kam më shumë se mjaftueshëm para. Por nëse vjen një shumë absurde, atëherë është edhe për familjen time, të afërmit e mi, nipërit e mbesat e mia, stërnipërit e mi dhe miqtë e mi”, tha De Bruyne.